Lufta në Ukrainë ka sjellë pasoja të jashtëzakonshme edhe për botën e futbollit atje. Futbollistët dëshirojnë të largohen nga toka ukrainase, duke prishur kontratat respektive me çdo kusht.

Për të ardhur keq është situata te Shakhtar Donetsk, klub ky historik që po përjeton ditët më të errëta. Shefi ezkekutiv i Shakhtarit,  Sergei Palkin  ka akuzuar agjentët dhe FIFA-n, me shpjegimin se po mundohen të përfitojnë nga situata.

“Të gjithë kërkojnë të përfitojnë. Kush po tenton më shumë? Agjentët. Shumë prej tyre po na shkatërrojnë sepse po tentojnë të vjedhin lojtarët tanë. Ata bëjnë lojërat e tyre, kontaktojnë klubet që nuk paguajnë asgjë për Shakhtar. As nuk mund ta imagjinoni se çfarë po luhet me ne. FIFA? FIFA nuk i ka ndihmuar aspak klubet, madje ka përkeqësuar situatën” – Tha ai.

Htt
Htt

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: