Shefi i Apple Tim Cook, katër vite më parë u bë drejtori i parë i një kompanie të madhe që pranoi publikisht se është homoseksual.

Ai ka pohuar se ndihet i lumtur dhe i plotësuar me orientimin e tij seksual.

“Jam shumë krenar për këtë”,tha shefi ekzekutiv i Apple në një intervistë për CNN.

“Të qenit homoseksual është dhurata më e bukur që më ka dhënë Zoti”.

Ai këtë pohim e ka bërë pas shumë thashethemeve në mediat botërore, duke i dhënë fund dilemave rreth preferencave të tija seksuale.

“Dola hapur në publik pasi fillova të merrja histori nga fëmijët që lexonin online se isha homoseksual”, tha ai.

Cook tha se ishte një person shumë privat, por mendoi se ishte shumë egoist duke qëndruar i heshtur mbi identitetin e tij, kur mund të ndihmonte njerëzit duke dalë hapur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: