Shefi i CIA-s ka thënë se qëllimi i Putinit është të rikthejë Rusinë në statusin e saj të mëparshëm si një fuqi e madhe.

Bill Burns, i cili shërbeu si ambasador në Moskë në fillim të mandatit të Putinit, u shpreh se ai është marrë me Putinin për më shumë se dy dekada. Ai e përshkruan liderin rus si “një njeri me shumë ankesa, ambicie dhe pasiguri”, duke shtuar: “Ai nuk është një besimtar i madh. Ai është i bindur se fati i tij si udhëheqës i Rusisë është të rivendosë Rusinë si një fuqi të madhe”.

I pyetur për raportet e mediave që sugjerojnë se Putini është i sëmurë, Burns u përgjigj: “Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe me sa mund të themi, ai është me sa duket shumë i shëndetshëm.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: