Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka pritur shefin e kompanisë Pfizer, Albert Bourla i cili nga parë nga afër ambientet në QSUT, ku ruhen vaksinat Pfizer.

“Pa ju ky vend do të kishte vuajtur shumë për përballimin e pandemisë. Në fillim ju hapët dyert. Faleminderit prej jush që e nisëm edhe ne procesin e vaksinimit”, tha Rama.

Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se do të vijojë angazhimi i palëkundur për të siguruar vaksinat kundër Covid deri në fund të përballjes me pandeminë.

“Sot është një ditë e veçantë për procesin e vaksinimit sepse kemi nderin të mirëpresin shefin e Pfizer dhe mund të themi që është bërë mik i Shqipërisë. Ai na hapi derën në një moment të vështirë, kur nuk kishim një perspektivë të qartë. Folëm gjatë në New York edhe pse nuk na premtoi aty për aty që çështja do të zgjidhej, por na dha fjalën që do të na ndihmonte. Dua të shpreh këtu mirënjohje pafund për këtë ndihmë në mbrojtje të jetës të qytetarëve tanë”, tha Rama.

Nga ana tjetër Bourla tha se ishte befasuese kërkesa e kryeministrit Rama për sigurimin e vaksinës, ndërsa e falënderoi atë për miqësinë e dhënë.

“Me kënaqësinë e mikpritjes në Shqipëri të shefit të kompanisë Pfizer, Albert Bourla, për të parë nga afër kushtet e ruajtjes së vaksinave dhe për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me vaksina Pfizer, në përmbushje të planit të vaksinimit AntiCovid dhe angazhimit tonë të palëkundur, për të siguruar vaksinat deri në fund të kësaj përballjeje”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në “Facebook”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb