Një ndihmësi i ngushtë i Nënpresidentit Mike Pence ka rezultuar pozitiv me COVID-19, njoftoi një zëdhënës i zyrës të shtunën vonë në mbrëmje.

“Sot Marc Short, shefi i stafit të Nënpresidentit rezultoi të jetë infektuar me COVID-19. Ai ndodhet në karantinë dhe po ndihmon në procesin e gjurmimit të kontakteve”, tha Devin O’Malley, i cili shtoi se zoti Pence dhe bashkëshortja e tij, Karen, rezultuan negativë të shtunën dhe se ishin mirë me shëndet. Zoti Pence “do të vazhdojë me axhendën e tij në përputhje me udhëzimet e Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve për personelin thelbësor”, tha zoti O’Malley.

Të dielën nënpresidenti do të marrë pjesë në një tubim fushate në Karolinën e Veriut. I pyetur në lidhje me zotin Short pas kthimit në Uashington të shtunën në mbrëmje në përfundim të tubimeve në tre shtete, Presidenti Donald Trump tha se: “Sapo dëgjova mbi këtë çështje. Ai ndodhet në karantinë. Do të bëhet mirë”.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb