Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sudaneze Abdel Fattah Al-Burhan nxorri të enjten një vendim për lirimin e katër ministrave të qeverisë kalimtare të shpërbërë së fundmi, njoftoi një zyrtar i Sudanit.

Zyrtarët e liruar përfshinin Ministrin e Komunikimeve Hashim Hasabal-Rasoul, Ministrin e Transportit Ali Jiddo, Ministrin e Rinisë dhe Sportit Yousif Adam dhe Ministrin e Informacionit Hamza Balol.

Një numër ministrash në qeverinë e kryeministrit Abdalla Hamdok u arrestuan më 25 tetor sipas urdhërit të Al-Burhan.

Volker Perthes, kreu i Misionit të Kombeve të Bashkuara për Asistencën Tranzicionale të Integruar në Sudan (UNITAMS), po udhëheq negociatat midis liderëve të ushtrisë sudaneze dhe Aleancës së Forcave të Lirisë dhe Ndryshimit (FFC), komponenti civil në koalicionin qeverisës, në një përpjekje për t’i dhënë fund krizës.

Më 25 tetor, ushtria sudaneze mori masa për t’i dhënë fund partneritetit midis ushtrisë dhe bllokut civil brenda koalicionit që mbikëqyrte sundimin kalimtar në Sudan.

Al-Burhan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin dhe shpërndau këshillin dhe qeverinë sovrane. FFC ka akuzuar Al-Burhan për kryerjen e një grusht shteti ushtarak.

Që nga shpallja e parandalimit të një përpjekjeje për grusht shteti më 21 shtator, dallimet midis partnerëve ushtarakë dhe civilë brenda qeverisë kalimtare kanë vazhduar të përshkallëzohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb