Rusia ka pranuar se kreu i grupit mercenar Wagner është në rrezik për jetën e tij pasi sipas Kremlinit ka kërcënime konkrete për vrasjen e tij.

Yevgeny Prigozhin është kreu i ushtrisë private të presidentit rus Putin, Wagner, e cila me 50 mijë ushtarët e vetë është akuzuar për një sërë krimesh lufte gjatë veprimtarisë së tyre në konfliktin me Ukrainën.

Prigozhin ka deklaruar se është informuar se Volodymyr Zelensky dhe drejtori i CIA-s William Burns kishin diskutuar mundësinë e vrasjes së tij, ndërsa i pyetur sot në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi se shefi i Wagner është në rrezik.

Sakaq, Peskov akuzoi Ukrainën për sa i përket një tentative të mundshme vrasjeje ndaj Prigozhin , pasi sipas tij Kievi është përfshirë në disa vrasje monstruoze dhe atentate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: