Kreu i grupit të mercenarëve Wanger, Yevgeny Prigozhin i ka dërguar një video-mesazh presidnetit ukrainas Volodymyr Zelensky nga Bakhmutit, duke qëndruar përpara një monumenti tankesh.

Në këtë video-mesazh, Prigozhin hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës, se Wanger ka pësuar humbje të mëdha në qytet, teksa ka shtuar se ishte afër përfundimit të luftës në qytet.

“Ne po e pushtojmë këtë kufi me dinjitet”, tha Prigozhin.

“Ministri i Mbrojtjes rus ju tha se pas kapjes së Bakhmutit, hapësira operacionale do të hapet. Dhe bota ende nuk është përballur me ushtrinë ruse, e cila është e përgatitur mirë, me ato njësi që nuk kanë hyrë ende në betejë, me të gjitha armë të mundshme moderne, inteligjencë, të përgatitura në mënyrë ideale”, shtoi ai.

“Ata janë duke pritur për kohën e tyre. Menjëherë pas hapjes së hapësirës operative nga PMC Wagner pas Bakhmutit,  bota do të dridhet”, tha më tej.

Prigozhin iu drejtua gjithashtu presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me një apel.

“Kërkesa e vetme, nxirrni të moshuarit, fëmijët. Dhe dërgoni këtu njësi normale të gatshme luftarake. Ne duhet të merremi me ju këtu tani,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: