TIRANE- Një ditë pasi zjarri i shkaktua nga rrjedhja e gazit la pas një viktime dhe tre të lënduar në Tiranë, Shefi i Zjarrfikëseve për Tiranën sqaron ngjarjen. Duke folur për “News 24”, Shkëlqim Goxhaj sqaroj se forcat zjarrfikëse u nisën drejt vendngjarjes sapo morën sinjalizim për ngjarjen. Shkak për vonesat e mbërritjes së mjeteve zjarrfikëse në vendngjarje, sipas Goxhajt bëhen pengesat e ndryshme gjatë rrugës, trafiku dhe parkimet e gabuara të mjeteve.

Shefi i Zjarrfikëseve është ndalur tek rasti i një ditë më parë, ku si pasojë e zjarrit në një apartament në zonën e “Unazës së re”, një fëmijë 4-vjeçar humbi jetën, dhe u arrit të shpëtoheshin prindërit e tij, dhe një foshnjë 7-muajshe. Goxhaj i bën thirrje çdo familje që përdor gazin që të mbajnë në banesë detektor gazi, në mënyrë që të sinjalizohen kur ka rrjedhje gazi.

“U nisëm në vendngjarje sapo morëm thirrje. Kur hymë në shtëpi, fëmija kishte vdekur, dhe nuk ishte e mundur që të shpëtohej. As prindërit që ishin në shtëpi kur zjarri ra, nuk mund të bënin gjë. Ne bëmë detyrën dhe çfarë mundëm për shpëtimin e njerëzve. Çdo familje që përdor gaz, të ketë detektor gazi, i cili njofton për rrjedhjen e gazit”, thotë Goxhaj.

Sipas tij, në kryeqytet nuk ka një korsi emergjence, në mënyrë që mjetet zjarrfikëse të mbërrijnë më shpejt në vendngjarje.

“Sapo njoftohemi ne nisemi për ndihmë, por ka pengesa gjatë rrugës. Në punën tonë hasim trafik e parkime të gabuara. Zjarrfikëset nuk kanë ku kalojnë me shpejtësi. Shpesh shesh-parkimet janë të zëna. Tek ne nuk ka korsi emergjence, në çdo rast në duhet të bashkëpunojmë me policinë”, tha Shefi i Zjarrfikëseve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: