Dragan Solak është pronari i ri i Southamptonit të Armando Brojës. Ai nuk i ka aspak mirë punët me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Pasuria e vlerësuar prej 1.4 miliardë funtesh e Solakut rrjedh kryesisht nga 33% e aksioneve që ai mban në United Group, një kompani me bazë në Holandë që ai e ndërtoi nga e para, e cila kontrollon asetet e medias në të gjithë Ballkanin.

Duke folur për klubin e ri që zotëron, ai me të vërtetë donte të fliste edhe për situatën politike në vendin e tij, ku Aleksandar Vuçiç, tani president, ka shtrënguar vazhdimisht kontrollin e tij në media që kur u bë kryeministër për herë të parë më 2014.

“Fokusi im është me të vërtetë të hedh dritë mbi situatën e lirisë së medias në Serbi”, thotë Solak, duke shtuar se “Mendoj se Vuçiç po vepron njëjtë si një diktator, duke luajtur bukur dhe me edukatë, mund të shkojë shumë larg në Evropë”.

Por, sipas tij, kjo nuk është diçka e mirë dhe e ka kritikuar edhe BE-në që e mbështesin. “Nuk e di pse Bashkimi Evropian e mbështet Vuçiçin…”.

Kur Solak u bë pronar i klubit, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, reagoi në twitter duke thënë se ai është një oligark që ka fituar prej qeverive të kaluara në mënyrë të ndytë.

Kjo nuk i ka pëlqyer atij, që ka reaguar duke thënë se nuk merret me politik.

“Prioritetet e mia kryesore janë familja dhe golfi, dhe më pas do të thosha biznesi. Politika nuk është askund në top 100. Nuk më intereson politika”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb