Kryetarja i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka thënë se lufta në Ukrainë ka errësuar perspektivën për ekonominë globale dhe mund të rezultojë në recesion për vendet më të cenueshme.

Kristalina Georgieva parashikoi se 2022 do të ishte një vit i vështirë dhe nuk pranoi të përjashtonte një recesion global nëse kushtet përkeqësoheshin ndjeshëm.

E pyetur në një sesion mbi ekonominë botërore në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos , Zvicër, nëse FMN po parashikonte një recesion global, Georgieva u përgjigj: “Jo në këtë pikë. Kjo nuk do të thotë se një situatë e tillë mund të konsiderohet jashtë diskutimit.”

Drejtoresha menaxhuese e FMN tha se organizata e saj kohët e fundit kishte ulur perspektivat e rritjes për 143 nga shtetet e saj anëtare, të cilat përfaqësojnë 80% të prodhimit global.

“Që atëherë horizonti është errësuar,” tha ajo, duke theksuar se ndikimi i luftës në Ukrainë po përforcohej nga një shtrëngim i kushteve financiare, një rritje e dollarit amerikan dhe një ngadalësim në Kinë. “2022 do të jetë një vit i vështirë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: