TIRANË

Gjatë inspektimit të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Spitalin Infektiv, Shefja e Shërbimit prof.Najada Çomo ka bërë me dije se në këtë spital ka ende kapacitete të lira dhe stafi mjekësor është në gatishmëri në 24/7 për t’ju ofruar shërbim pacientëve të prekur me COVID19.

“Ne jemi në krye të detyrës, sa i takon gjendjes në spitalin infektiv, natyrisht kemi një numër të shtuar të rasteve të personave të infektuar, që evidentohet edhe në shtimin e numrit të pacientëve të shtruar në të dy spitalet COVID. Aktualisht spitali ka një kapacitet të shtuar në krahasim me vitet e tjera dhe sot që flasim ne kemi një numër të caktuar shtretërish të pacientëve që kanë nevojë të marrin shërbim në kushte spitalore. Edhe me spitalin COVID 2 janë aktualisht mbi 50 shtretër si kapacitete të lira”, deklaroi Çomo.

Ajo tha se situata është dinamike ndaj dhe kujdesi që qytetarët duhet të tregojnë për zbatimin e masave ndaj COVID-19 duhet të jetë edhe më i madh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb