Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo, ka publikuar një vide në faqen e tij të ‘Facebook’, , në të cilën shfaqet një pacient që ka fituar betejën me koronavirusin.

Përbri video-mesazhit të pacientit, Çomo shkruan ““Mirënjohja e një zotërie, qe u largua nga Spitali, pas shërimit, Covid-19”.

Ndërkohë, në mesazhin e tij pacienti ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që i ka shërbyer gjatë qëndrimit në Spitalin Infektiv.

“Falënderoj shumë gjithë stafin e këtij spitali, pavionin e tretë që më kanë shërbyer. Bravo iu qoftë, janë treguar heronj dhe heroina, ja u bëftë zoti mbarë”, falënderon ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb