TIRANE-Shefja e ONM-së Genoveva Ruiz ka thirrur në një takim të gjithë anëtarët e institucioneve të Vettingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit. Kjo mbledhje ka ardhur dy ditë pas takimit të komitetit të Stabilizim Asocimit.

Vetë Ruiz ka postuar në profilin e saj të Twitter foto nga takimi duke shprehur besimin e saj në punën e ekipit.

“Krenare të takohë të gjithë anëtarët e institucioneve të vetingut dhe vëzhguesit e ONM-së në Tiranë. Besoj se puna e tyre do të sjellë ndryshime pozitive”, shkruan znj. Ruiz Cavalera.

Në takimin e dy ditëve më parë, Komisioni Europian ka mirëpritur progresin në këto fusha dhe ka nënvizuar nevojën për të parë rezultate, veçanërisht në reformën e drejtësisë dhe procesin e vettingut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb