TIRANE

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka thënë se rreth 90% e biznesmenëve të mëdhenj marrin tendera dhe koncesione nga qeveria.

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ku u diskutua për skandalin e ‘DH Albania’, Agron Shehaj tha se Shqipëria nuk ka shumë mundësi, por shteti mund të investojë në disa fusha me qëllim që njerëzit të punësohen.

90% e biznesmenëve të mëdhenj marrin tendera nga qeveria. Ne synojmë tregun e lire. Unë mendoj se duhet eliminuar kjo kapja e shtetit që vete në duart e një grupi njerëzish. Shqipëria nuk ka shumë mundësi. Një nga fushat që duhet investuar është turizmi. Investimi në turizëm, jo me 3 resorte. I gjithë jugu është i atyre që banojnë në atë zonë. Duhet të punësohen banorët.

Unë jam një nga ata që ka folur më shumë për oligarkët, por thelbi buron tek politika dhe jo tek oligarkët. Nëse ka vullnet politik, oligarkët ashtu si vijnë, ashtu edhe ikin. Ne kemi një kryeministër që ka kapur gjithçka. Ka kapur ekonominë, gjyqësor. Edhe perëndimi është sëmurë, por Shqipëria është për vdekje. Unë nuk e kam parë korrupsionin jashtë, kam jetuar për 20 vite. Nëse ti vjedh 40 milionë për një vend si Shqipëria, kjo bën diferencën”- tha Shehaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: