TIRANË

Ish-deputeti demokrat Agron Shehaj bën një krahasim mes atyre që janë në burg dhe atyre që janë ende në detyrë. Në një status në “Facebook”, Shehaj shkruan se projekti i Unazës së Re është një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve.

Por sipas tij, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro që duhet të ishin në burg, janë në krye të PS dhe në bug janë banorët që mbrojnë shtëpitë dhe ish-deputeti Balliu.

POSTIMI I SHEHAJT
Projekti i Unazës së Re është nga konceptimi deri në zbatim një projekt kriminal për grabitjen e miliona eurove nga paratë e shqiptarëve. Hajdutët u kapën me “plaçkën në duar” kur opozita zbuloi fantazmën DH Albania me anë të së cilës Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij do vidhnin dhe pastronin në SHBA rreth 30 milionë euro (përfshirë edhe fondet e vjedhura nga OSSHE).
Sot, të paktën Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro dhe juristët e ARRSH-së duhet të ishin në burg. Por kjo është qeveria e hajdutëve dhe kriminelëve, ndaj ata janë të lirë dhe në krye të Partisë Socialiste. Në burg janë banorët që mbrojnë shtëpitë e tyre nga vjedhja dhe politikanët si Klevis Balliu, i cili u ka qëndruar banorëve pranë çdo ditë.
Në Shqipëri nuk do ketë kurrë drejtësi deri në ditën kur Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro nuk do të jenë pas hekurave të paktën për këtë vjedhje. Në Shqipëri nuk do të ketë kurrë drejtësi nëse prokurorët që zvarrisin, pengojnë dhe mbyllin hetimet për këtë megavjedhje nuk do japin edhe ata llogari për mbrojtjen e krimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb