TIRANE

Deputeti i PD Agron Shenaj mbrojti aktin e nënkryetarit te PD, Edi Paloka për hedhjen e bojës në drejtim të kryeministrit Rama në Parlament.

Shehaj në studion e emisionit “Të Pa Ekzpozuarit” në News 24,tha se Rama ka provokuar vazhdimisht opozitën dhe se mirekupton veprimin e Palokës.

“Unë e kuptoj Palokën dhe po të isha në vendin e tij nuk e di çdo bëja. Kjo nuk është normale çfarë bën Rama në Parlament. Nuk e gjen në një vend normal si Italia apo Gjermania. Rama ka provokuar vazhdimisht opozitën”, tha Shehaj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb