Pas akuzave referuar çështjes së hapjes së procedurës për dhënien me koncesion të Termocentralit të Vlorës ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj.

Në një deklaratë në Facebook, Shehaj ngre disa pikëpyetje në lidhje me sqarimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. ‘Qeveria nuk mund t’i shpërfillë qytetaër duke iu shitur propagandë në vend të sqarimeve se çfarë do bëhet me investimin e tyre’, shkruan Shehaj në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i plotë

Ministria e Industrisë dhe Energjisë ka bërë një sqarim të gjatë për denoncimin që i bëra tenderit për praktikisht privatizimin e për TEC-it të Vlorës. Sqarimi është fund e krye propagandë bajate dhe “harron” të përgjigjet për akuzat ndaj qeverisë:

1) Qeveria e ka hapur tenderin ditën e festimit të Vitit të Ri, më 31 dhjetor 2018, dhe ka lënë vetëm dy javë kohë deri në 15 janar 2019, një javë nga të cilat është praktikisht pushim, që kompanitë e huaja të njihen me dokumentat e tenderit, të gjejnë interes dhe të sjellin një përfaqësues në Vlorë për një vizitë të detyrueshme në TEC, e cila është kusht për të marrë të dhënat dhe informacionin për të përgatitur ofertën. Kjo gjë e bën praktikisht të pamundur që në garë të marrin pjesë kompani serioze të huaja.

2) TEC-i i Vlorës do jepet në pronësi private për 20 vjet, pra praktikisht po privatizohet. Qeveria e fsheh këtë fakt pas fjalëve teknike të llojit të koncensionit ROOT, që në fakt në shqip do të thotë rehabilito—merr në pronësi—opero—transfero.

3) Tenderi po bëhet me transparencë zero, pasi as studimi i pretenduar i fizibilitetit dhe asnjë ndonjë dokument tjetër apo vlerësim kostoje nuk është bërë publik. Kjo mungesë transparencë, jo vetëm ul interesin për të marrë pjesë në garë, por bëhet me qëllim për fryrjen e kostos, siç është bërë edhe në rastin e koncesioneve të rrugëve.

TEC-i i Vlorës i ka kushtuar më shumë se 130 milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe qeveria nuk mund t’i shpërfillë ata duke ju shitur propagandë në vend të sqarimeve se çfarë do bëhet me investimin e tyre.

49810385 335197930407584 3969701378200174592 N

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: