TIRANË

Dega 5 dhe dega 7 e Partisë Demokratike në Tiranë ka reaguar me një deklaratë të përbashkët pas lëvizjes së deputetit të PD Agron Shehaj, i zgjedhur në këtë zonë, i cili ditën e sotme shkoi në zyrën e Edi Palokës ku ndodhen firmat e depozituara nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, mbështetës të Sali Berishës.

Teksa Shehaj shkoi për të verifikuar firmat e delegatëve të zonës që kryeson, dy degët e PD e cilësojnë show mediatik dhe deklarojnë se ai dështoi t’i verifikonte firmat pasi nuk e njeh bazën e partisë.

Sipas tyre, misioni i vetëm është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe rikthimi në pushtet i PD.

DEKLARATË E PËRBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË
Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.


PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb