TIRANË

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka reaguar pas kërcënimeve me jetë në adresë të gazetarit Ylli Rakipi. Në një status në “Facebook” Shehaj shkruan se kërcënimi ndaj Rakipi është për të gjithë qytetarët duke kërkuar solidarizim me gazetarin.

“Sot nuk është kërcënuar thjesht Ylli Rakipi, jemi kërcënuar të gjithë. Ndaj duhet të jemi të gjithë me Ylli Rakipin sot, që nesër të mos jetë radha jonë, duke iu dorëzuar të keqes një e nga një!”, shkruan Shehaj.

Gazetari Ylli Rakipi, drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, ka marrë mesazhe kërcënuese pak ditë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pak kësaj afere.

Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Lidhur me këto kërcënime, gazetari u është drejtuar organeve kompetente. Për ngjarjen kanë reaguar edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, kreu i PD Lulzim Basha etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb