Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka reaguar pas lajmit nga Zëri i Amerikës se kompania “DH Albania” që përdori dokumenta të falsifikuara, është ndihmuar nga administrata shqiptare.


Në një status në Facebook, ai shkruan se tashmë po faktohet se afera korruptive DH Albania ka pasur urdhërues dhe përfitues kryeministrin Edi Rama.


“Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheheshin” si me magji,” shkruan ai.


Statusi i plotë

Tashmë po faktohet ajo që të gjithë e dinë, por bëjnë sikur nuk e dinë: Afera korruptive e DH Albania ka patur urdhërues dhe përfitues direkt Kryeministrin Rama. Vetëm Rama mund të garantonte që dhjetëra drejtues dhe punonjës të disa ministrive dhe disa institucioneve të ndryshme qeveritare “të gënjeheheshin” si me magji në të njejtën kohë nga një 26 vjeçar që nuk ka asnjë lidhje me biznesin apo investimet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb