Ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj përmes një statusi në “Facebook” shkruan se qeveria e Edi Ramës, përmes një procesi tërësisht jotransparent, , po përgatit një koncension të ri 20 milionë euro për klientët e saj në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Shehaj shprehet se Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se ka shtyrë me 1 vit e gjysmë afatin e koncensionit të kontrollit teknik të automjeteve. Ai shton se ky koncesion është dhënë në vitin 2009 nga qeveria e Partisë Demokratike për ngritjen e një shërbimi që në atë kohë ishte inekzistent.

“Sipas marrëveshjes, koncensionarit privat ju ngarkua detyra për të ndërtuar investuar 7 milionë euro për ndërtimin e 15 pikave të kontrollit të mjeteve në të gjithë territorin e vendit. Në këmbim shteti i ofroi ekskluzivitetin e këtij shërbimi për 10 vjet. Afati 10 vjeçar i kontratës koncensionare përfundoi, një ditë më parë, pra në datën 3 shtator dhe sipas marrëveshjes shërbimi i kolaudimit duhet ti rikthehej shtetit së bashku me ambientet dhe gjithë asetet e koncensionit”, thotë Shehaj.

Agron Shehaj thekson se Ministria e Infrastruktuës përmes një marrëveshje shtesë, tërësisht jo transparente, ka vendosur ta zgjasë afatin e koncensionit edhe më 16 muaj të tjera, deri në fund të vitit 2020 pa asnjë detyrim apo investim shtesë për kompaninë koncesionare.

Sipas tij, vetëm përmes këtij akti, Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë devijuar të paktën 2 milionë euro nga buxheti i shtetit në llogarinë e koncesionarit për interesa të tyre.

Postimi i Agron Shehajt:

Përmes një procesi tërësisht jo transparent, qeveria e Edi Ramës, po përgatit një koncension të ri 20 milionë euro për klientët e saj në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se ka shtyrë me 1 vit e gjysmë afatin e koncensionit të kontrollit teknik të automjeteve.

Ky koncension është dhënë në vitin 2009 nga qeveria e Partisë Demokratike për ngritjen e një shërbimi që në atë kohë ishte inekzistent. Sipas marrëveshjes, koncensionarit privat ju ngarkua detyra për të ndërtuar investuar 7 milionë euro për ndërtimin e 15 pikave të kontrollit të mjeteve në të gjithë territorin e vendit. Në këmbim shteti i ofroi ekskluzivitetin e këtij shërbimi për 10 vjet.

Afati 10 vjeçar i kontratës koncensionare përfundoi, një ditë më parë, pra në datën 3 shtator dhe sipas marrëveshjes shërbimi i kolaudimit duhet ti rikthehej shtetit së bashku me ambientet dhe gjithë asetet e koncensionit.

Por cfarë ka bërë Ministria e Infrastrukturës?!

Përmes një marrëveshje shtesë, tërësisht jo transparente, Ministria ka vendosur ta zgjasë afatin e koncensionit edhe më 16 muaj të tjera, deri në fund të vitit 2020 pa asnjë detyrim apo investim shtesë për kompaninë koncesionare.

Vetëm përmes këtij akti, Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë devijuar të paktën 2 milionë euro nga buxheti i shtetit në llogarinë e koncesionarit për interesa që vetëm ata i dine mire.

Por nuk mbaron me kaq. Në deklaratën zyrtare për zgjatjen e afatit, qeveria shpalos dhe planet se cfarë do të ndodhë me kontrollin teknik të automjeteve në të ardhmen. Sipas saj, përgjatë periudhës koncensionare qeveria, mund të kryejë procedurat për lidhjen e një kontratë/marrëveshjeje me subjekte të tjerë për ofrimin e shërbimit të kontrollit teknik të automjeteve, të cilët do të zëvendësojnë koncesionarin aktual.

Pra, është e qartë se Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë nisur tashmë procedurat, që kontrollin teknik të automjeteve t’ia kalojnë me koncesion në kushte monopoli klientëve të tyre.

Kontrata ekzistuese me kompaninë zviceriane SGS do të zëvendësohet me një koncesion tjetër, por këtë herë me klientët e zakonshëm të qeverisë, oligarkët vendas.

Ky plan, parashikon që shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve të mbetet monopol edhe për dhjetë vitet e ardhshme, me qëllim që oligarkët dhe Edi Rama të ndajnë të paktën 20 milionë euro fitime, pasi vetëm vitin e kaluar fitimet neto të këtij koncensioni ishin 1.6 milionë euro dhe rriten me 20 për qind nga viti në vit. Kjo është arsyeja se pse qeveria nuk pranon liberalizimin e shërbimit të kolaudimit dhe pse nuk e rimorri këtë shërbim në pronësi shtetërore ashtu sic parashikon kontrata koncesionare.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb