Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se socialistët bëjnë propagandë për rezultatin e Partisë Demokratike në Vlorë në vitin 2017.

Shehaj thekson se PD ka arritur rezultate shumë të mira duke mos vjedhur, kurse Rama e Veliaj e kanë ngritur politikën e tyre mbi mashtrimin e vjedhjen.

Postimi i ish-deputetit demokrat Agron Shehaj:

Propaganda socialiste po zhvillon prej ditësh fushatë mashtrimi për rezultatin e PD-së në Vlorë në vitin 2017. Ne kishim përballë Edi Ramën dhe pushtetin e tij të pakufizuar shtetëror, të parasë dhe të krimit dhe dolëm më mirë se në vitin 2013.

Në politikë mund të humbasësh, mund të fitosh—nuk është fundi i botës. Ajo që ka vlerë është nëse fiton apo humbet ndershëm. Rama, Veliaj e kompani e kanë ngritur politikën e tyre mbi mashtrimin dhe vjedhjen e njerëzve. Kurse unë kam hyrë në politikë e punoj çdo ditë ndershëm dhe për njerëzit.

#ShqipëriaFiton

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: