Skënderbeu pret nesër Tiranën dhe pas humbjes në Vlorë do të kërkojë të rikthehet te fitorja, pasi në 8 sfidat e fundit, bardhekuqtë kanë 1 fitore dhe 7 humbje. Kundër Tiranës do të jetë e vështirë, por Orges Shehi, trajneri i Skënderbeut, shpreson që të arrijë suksesin falë dhe golave të Oto Xhon, sulmuesi që i mohoi skuadrës korçarëve mbase barazimin në Vlorë me atë ndërhyrje të kotë në gjuajtjen e Krasniqit.

Tirana
“Është detyrim të fitojmë. Kemi përballë Tiranën, dhe fitorja na duhet për t’u kthyer aty ku duhet. E bëmë ndaj Laçit, por pësuam një disfatë në Vlorë. Tani, është koha të rikthehemi përsëri. Do të jetë mjaft e vështirë, pasi Tirana ka pasur vazhdimësi, ndryshe nga ne. Kemi bërë futboll, por bëjmë gabime individuale, që po na humbasin dhe pikë”.

Formacioni
“Lojtarët nuk i kemi në formën optimale. Nuk janë në 100%. Kundër Tiranës, do të kushtëzohemi sërish nga dëmtimet. Në bazë të kundërshtarëve, e vendos edhe formacionin. Mungesa e Vangjelit ndihet, pasi është stabël në rolin e tij. Shpresoj të mos e vuajmë shumë këtë takim”.

Oto Xhon
“Është gjëja më e thjeshtë ta kryqëzosh. Por, është lojtari ynë dhe i japim përsëri shans, e shpresojmë të na e shpërblejë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb