Portieri i Skënderbeut, Orges Shehi, pas ndeshjes së humbur kundër Partizanit të Beogradit në intervistë për ‘super sport’ është shprehur se ky rezultat erdhi si pasojë e rasteve të humbura nga ekipi i tij.

Rikthehesh në këtë stadium pas 3 vitesh. Çfarë nuk shkoi?

Ishte një ndeshje e rëndësishme, përballë një kundërshtari të fortë. I tillë është futbolli, kur nuk shënon do ndëshkohesh. Gjithsesi, mendoj se bëmë një paraqitje të mirë.

Ju e bëtë punën tuaj me pritjet. Ç’mund të bëhej për të shënuar?

Shkuam tek porta e kundërshtarit. Patëm rastet tona, por nuk i shfrytëzuam.

Çështja e kualifikimit…

Luajmë në një kompeticion shumë të fortë, me kundërshtarë tej mase të fortë. Kemi luajtur me të gjithë dhe jemi paraqitur dinjitozë me të gjithë. Nëse marrim ndonjë pikë me Dinamon, mund të jemi ende në garë.

(e.k/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb