Tirana u mposht 2-1 në derbin e kryeqytetit nga Dinamo. Nuk mund të jetë i kënaqur trajneri i kampionëve të rinj të Superligës, Orges Shehi, i cili në prononcimin e tij për Gol pas Goli u shpreh i shqetësuar.

 

“Humbje që dhemb pak? Humbja mbetet humbje, duke plotësuar objektivat nuk ka atë përmasë. Nuk duhet të ndodhte për statistikat. Skuadra sot prodhdoi, vrapoi. Kemi 23 raste sot, tentuam të fitonim. Goli i dytë nga goditja standarte donte më shumë qetësi dhe vëmendje.Lojtarët janë pjesë e jona, dikush ka luajtur më pak dikush më shumë. Do fillojë stërvitja në datën 6 qershor për Europën. Thuajse nuk do pushojmë fare. Kampionati vjen shpejt, dihet se Hoxhallari nuk është më pjesë e jona.

Afrimet-  Patjetër, ka vështirësi për të gjetur lojtarë cilësorë. Kemi filluar punën në merkato, kemi lojtarë që janë në moshë të re. Duan rritëm dhe besim, por kjo nuk ndodh përnjëherë sepse dle nga objektivat.

Situata – Situata me rinovimet është mirë. Najdovski dhe Toli e kanë bërë, tani ka mbetur vetëm Toshevski. Hoxhallari ka ikur. Xhixha, Seferi dhe Totre janë në kontratë dhe kjo është pjesë e klubit. Për mua është e mbyllur, do jem këtu. Nuk më takon mua ta zyrtarizoj” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb