Trajneri i Tiranës, Orges Shehi ka komentuar humbjen 0-2 me Teutën.

“Kam theksuar shpesh që diferencat janë të vogla. Vazhdimësia jonë nuk mund të jetë si ajo e një viti më parë. Nuk jemi vetëm ne që nuk kemi vazhdimësi, por të gjitha ekipet.

Unë mendoj që kemi bërë gjëra gabim dhe nuk duhet të tentonim që të luanim në qendër. Çdo rast që të shfaqet duhet ta shënojmë. Mund t’i kishim zgjidhur më mirë disa gjëra në mbrojtje.

Kur iku Hoxhallari na ka lënë pak boshllëk. Ndërrimin e krahut të lojës e bëmë shumë pak në këtë ndeshje. Tentuam që të luanim në të dyja krahët dhe jo vetëm në mes.

Qefalija vjen pas një dëmtimi shumë të madh. Peshën e një loje nuk mund t’ia lëmë vetëm atij sepse është një lojtar i ri. Kur të vijë Kristal Abazaj do të na plotësojë në vijën e sulmit.

Unë mendoj se ne duhet ta kishim zgjidhur më mirë këtë takim. Nuk duhet të mendojmë asnjëherë në ndeshjen e radhës kur kemi një ndeshje aktualisht. Duhet të shtojmë një marsh tjetër si në ndeshjet e mëparshme.” – u shpreh Shehi.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: