Eliminimi i pësuar nga Dudelanzh që në turin e parë të Champions League “djeg” shumë në shtëpinë e bardhebluve, ishte një eliminim që askush nuk e priste, të paktën jo në atë formë. Nuk është koha për të qarë atë dështim pasi sfida e radhës, këtë herë në Conference League, vjen shumë shpejt.

Të martën më 19 korrik, në orën 20:00, Tirana mirëpret në “Air Albania” ekipin boshnjak të Zrinjski, ndeshje e vlefshme për raundi e dytë të këtij kompeticioni. Kampionët e Shqipërisë kërkojnë me çdo kusht të kalojnë këtë pengesë, në të kundërt aventura e tyre në Evropë do të përkthehej në një dështim të madh.

Tirana
Tirana

Trajneri Shehi dhe stafi i tij kanë nisur punën për të përgatitur si duhet këtë përballje dyshe me ekipin boshnjak. Lajmi i mirë është rikthimi i Vesel Limaj, mungesa e të cilit ishte shumë e dukshme në sfidën e kthimit përballë Dudelanzh. As pjesa tjetër e ekipit nuk ndryshon, titullarët mbetën të njëjtë, fundja Shehi nuk ka opsione të tjerë pasi kryeqytetasit kanë mbetur në vend numëro kur bëhet fjalë për merkarto.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb