Kapiteni i Skënderbeut, legjenda e portës korçare Orges Shehi, që sonte ishte heroi i kualifikimit të Skënderbeut zbuloi se penalltinë e parë ndaj çekëve të Mllada Boleslav donte ta gjuante Muzaka, por ai e mori vetë përsipër për t’i dhënë besim skuadrës për penalltitë e tjera. Më pas ai shtoi se se korçarët nuk e kishin menduar që përballja ndaj Mlladës do të vendosej me penallti.

“E kisha thënë disa herë dhe më vjen çudi pse u bë legjendë largimi im nga futbolli. Unë vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi, por presidenti Takaj më thirri dhe më bindi që të luaja edhe në kupat e Europës. Jam stërvitur seriozisht dhe sot ia dolëm me meritë. Ky është një kualifikim historik. Nuk e kishim menduar të shkonte te penalltitë, por nga eksperienca ime e gjatë dhe e dija se si goditen penalltitë. Ishte një plus përvoja që kisha. Ishte një kualifikim që e doja patjetër dhe ishte një revansh për eliminimin nga Çernomorets. Ai eliminim atëherë më ngeli peng. Penalltia e parë ishte e rëndësishme. Donte ta gjuante Muzaka, por e mora unë për t’i dhënë pak besim skuadrës.”, tha Shehi pr SuperSport.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: