Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli për mikrofonin e “Supersport” pas humbjes ndaj Partizanit ku u shpreh se ujqve të dëborës iu mungoi eksperienca por se ekipi korçar nuk do ketë fatin e Dinamos.

Skënderbeu në mënyrën e të luajturit është i njëjtë, çfarë mungon te kjo skuadër?
Për sa i përket të lojës, mundohemi mos dalim nga loja jonë, pavarësisht terreni nuk ta lejon. U ndëshkuam në një moment që mund ta evitonin. Ka meritë dhe kundërshtarit. Më pas u bë e vështirë. Do donim të kishim lojtarë me eksperiencë përpara. Me këto që kemi do vazhdojmë punën.

Zëvendësimi i Guedj me Taipin…
Taipi ka vetëm 5 ditë me skuadrën. U nisa nga paraqitja e mirë e Guedj me Teutën dhe mendova të nisja ashtu. I ndryshova edhe pozicionet në pjesën e parë por nuk funksionoi. U zëvendësua me Taipin që bëri një paraqitje të mirë

Ndikimi i mungesave?
Kemi provuar shumë. Zgjedhjet s’kanë qenë të bollshme. Edhe për Krasniqin isha në mëdyshje. Ndryshuam modul, por zgjedhjet ishin të detyruara.

Hoxhaj, Abazi dhe Guedj nuk kanë bashkëpunimin e duhur. Një krah çalon. Vuajtët shumë…
Për këtë filluam të ndryshonim dhe pozicionit. Hoxhaj jep më shumë në pozicion tjetër. Jemi të kushtëzuar për zgjedhjet. Asanit nuk i ka ardhur dokumentacioni. Mendojmë që të ndryshojmë në njerëz në fushë. Duke ndryshuar njerëz mund të shprehen më mirë.

Mund ta sakrifikoje me shumë Krasniqin sepse i dha thellësi skuadrës?
Krasniqi është lojtari jonë kryesor, por nuk është në gjendjen e duhur. Një ditë ka që stërvitjen. Rrezikonim shumë po ta fusnim më shumë minuta. Nuk doja ta dëmtonim për disa minuta më shumë dhe ta humbnim për shumë javë.

Humbja e 5-të radhazi, a rrezikon Skënderbeu ta pësojë si Dinamo? Kur e mundnit Partizanit, opinioni publik deklaronte që luanit për t’i bërë dëm Partizanit, po tani që Partizani ju mund, keni një mesazh?
E kam thënë që është një perceptim i pabazë. Janë llafe kafenesh. Ne luajmë  për veten tonë. Nuk ja vlej t’i komentoj. Nuk kemi asnjë lidhje me atë Dinamo. Ajo që me yje, ne kemi skuadër me çuna të rinj. Momenti i fundit kërkon pjekuri. Nuk do ta krahasoja me atë Dinamo, s’ka asnjë lidhje.

(j.selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb