TIRANE– Qëndrime të kundërta ndajnë palët politike për krijimin e qeverisë teknike. Në një intervistë për ‘News24’, kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi dhe kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka kanë ndarë mendimet e tyre në lidhje me miratimin e reformës në drejtësi, si dhe krijimin apo jo të një qeverie teknike pas këtij procesi, siç propozoi edhe kryeparlamentari Ilir Meta.

Sipas Shehit, duhet të pritet që të miratohet të enjten reforma në drejtësi e më pas të bëhen zgjedhje të balancuara. “Qeveri e paanshme e çon vendin në zgjedhje të balancuara. Në Shqipëri zgjedhjet janë nën presionin e qeveritarëve. Nëse ka mocion mosbesimi do votoj si opozitar. Jemi për reformë konsensuale, i qëndroj besnik PD”, tha Shehi. Ndërkohë, Duka ishte pro deklaratës së Metës për krijimin e qeverisë teknike.

“Opozita ka për detyrë të përgatisë zgjedhje të ndershme. Nëse shkohet në qeveri teknike nuk ka kontestime”, tha Duka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: