Në fund të fazës së parë, në shtëpinë e Tiranës është koha për të bërë llogari. Bardheblutë nuk kanë qenë brilant, por as nuk kanë stonuar, kjo është një faze ku i shijuan dy anët e medaljes, pjesa e bukur pa diskutim është fitorja në derbi, por dy humbjet në shtëpi kundër Vllaznisë dhe mbi të gjitha ndaj Erzenit rëndojnë jo pak.

Në raport me një vit më parë, në fund të fazës së parë, Tiranës i mungojnë 5 pikë, ndërsa këtë sezon, ndryshe nga një vit më parë, kanë qenë më efikas në ndeshjet jashtë kryeqytetit. Detaji më pozitiv vjen nga faza sulmuese, janë ata ekipi me sulmin më të mirë, 14 gola të shënuar në 9 javë. Njeriu i momentin në radhët e tyre është Redon Xhixha, autor i 10 golave, mbase në këtë pikë mund të shqetësohen disi pasi nëse Xhixha nuk shënon, Tirana e ka të vështirë të jetë fituese.

Problemi më i madh që Shehi ka pasur në këto 9 javë ka qenë mbrojtja, kanë pësuar 7 gola në 9 javë, po aq sa Partizani, ndërsa kanë bërë me keq se Erzeni, Egnatia dhe Kastrioti. Një rol në këtë pikë kanë pasur edhe mungesat, mbi të gjitha ajo e Filp Najdovskit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: