TIRANE

Përmes një postimi  në Facebook, ish deputeti i PD, Tritan Shehu thotë se procesi i “akreditimit” të spitaleve dhe institucioneve shëndetësore publike nga Qeverisja, është si një “gjethe fiku” mbi realitetin e rendë në të cilin këto institucione ndodhen.

Shehu shprehet se përpara se te fillohet procesi i akreditimit të institucioneve publike duhet të sigurohet: autonomia e tyre, financimi i përshtatshëm ne baze te aktivitetit qe kryejnë, konkurrenca, kushtet thelbësore për logjistike dhe ato teknike.

Postimi plotë: 

Akreditimi ne 3D. Procesi i trumbetuar i “akreditimit” te spitaleve dhe institucioneve shëndetësore publike nga Qeverisja, është si një “gjethe fiku” mbi realitetin e rende te tyre. Sot Shqiperia renditet e fundit ne Europe per “Kujdesin ndaj pacientit”, gjë qe lidhet me financimet, numrin e shtretërve, specialiteteve dhe mjekeve edhe ne spitalet tona. Spitalet tona publike e kujdesi i ynë parësor funksionojnë krejt te centralizuar, pa asnjë autonomi e jo me si “spitali ndërmarrje”, apo si “profesioniste te lire”. Ne këto kushte çdo procedure “akreditimi” e tyre është pa kuptim, fiktive, pa asnjë impakt pozitiv, veçse per fshehur realitetin tone Afrikano Qendror.

Përpara se te fillohet procesi i akreditimit te institucioneve tona publike duhet te sigurohet: autonomia e tyre, financimi i përshtatshëm ne baze te aktivitetit qe kryejnë, konkurrenca, kushtet thelbësore per logjistike e teknike, per karrieren e kualifikimin e personelit etj. Kjo vlen vecanerisht per spitalet periferike, qe po katandisen si “godina” te braktisura, duke larguar ne ekstrem shërbimin mjekësor nga popullata. Ne kete gjendje logjistike, teknike, njerrezore, financiare, menaxheriale e politike te sistemit publik, ky proces “akreditimi” ngel vetem nje tentative ne 3D, per te “sheqerosur” realitetin tone te hidhur.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: