“Buxheti 2019 në Shëndetësi-Buxheti i “vazhdimësisë” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.” Kështu e konsideron deputeti i PD, Tritan Shehu buxhetin e vitit të ardhshëm për shëndetesinë, të prezantuar nga qeveria. Për deputetin demokrat, materiali i paraqitur është krejt “shterpë”, dhe nuk bart asnjë koncept politik, financiar apo menaxherial, që të ngjallë ndonjë shprese për përmirësime.

“Nivelet e financimit të sistemit ngelin më të ulëtat në Europë me rreth 2,1 % të GDP nga buxheti e rreth 0,6% nga Kontributet, të dyja së bashku rreth 130 E për capital, nivel ky katastrofal, duke qëndruar përsëri te pagesat direkte të qytetarëve në mbi 50% të shpenzimeve, thellësisht anti sociale kjo.” – Shkruan ndër të tjera Shehu.

Postimi i Plotë:

Buxheti 2019 ne Shendetesi-Buxheti i “vazhdimesise” drejt niveleve tona Afrikano Qendrore.

Ky material eshte krejt “shterpe”, nuk bart asnje koncept politik, financiar apo menaxherial, qe se paku te ngjalle ndonje shprese per permiresime.

Nivelet e financimit te sistemit ngelin me te ultat ne Europe me reth 2,1 % te GDP nga buxheti e reth 0,6% nga Kontributet, te dyja se bashku reth 130 E per capitas, nivel ky katastrofal, duke qendruar perseri te pagesat direkte te qytetareve ne mbi 50% te shpenzimeve, thellesisht anti sociale kjo.

Asnje fjale per konceptet menaxheriale spitalore, decentralizimin e tyre, financimet per ngritjen e cilesise mjekimit e objektivat per kete.

Kujdesi paresor semplifikohet vetem me riparimet e disa qendrave shendetesore, pa u paraqitur asnje politike zhvilluese per ate.

Asgje konkrete per domosdoshmerine e rritjes se listes se rambursimit te barnave ne numer e vlere, ashtu si dhe per forcimin e sigurise medikamentoze.

Ne lidhje me maredheniet me sektorin jo publik dhe shfrytezimin per publikun e kapaciteteve ne rritje te tij, ka vetem ndonje deklarate te pa bazuar e pa te argumentuar, asgje te dobishme.

Ndersa per jetegjatesine e PPP, perfshi dhe te tilla si Checkup-i, behet kujdes per te vendosur shifra ne rritje te tyre, por krejtesisht te pa argumentuara.

Dhe ne fund desheroj te pyes autoret: po “Shendetesia falas” ku ka humbur dhe a e dine ata se ka dhe stomatologji?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb