TIRANË – “Dekriminalizimi i institucioneve tona duhet filluar nga Kuvendi dhe në ndërthurje të plotë me partnerët tanë perëndimorë.” – Kështu propozon politikani Tritan Shehu. Sipas tij, “një objektiv i dhimbshëm, tragjik ky, por fatkeqësisht real e i domosdoshëm. Në rast të kundërt, rrezikojmë gjithçka, të sotmen dhe të ardhmen tonë.”

“Rrezikojmë të kthehemi në një kaos, – shkruan Shehu, – pre e interesave nga më të errëtat; rrezikojmë të bëhemi një fushë e lirë për krimin e organizuar, trafiqet, drogën që disa kërkojnë ta “liberalizojmë”; rrezikojmë të kthehemi në një vatër terrorizmi “islamik” apo të një ngjyrë tjetër. Pra, dekriminalizimi është objektivi ynë madhor, strategjik. Procesi i dekriminalizimit duhet të realizohet në ndërthurje të plotë me partnerët tanë perëndimorë. Ndihma e tyre është e domosdoshme. Ky është misioni më i madh i PD-së në këto periudha të “turbullta” për vendin,” – thekson ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb