Në bashkëbisedimin e djeshëm me qytetarët e Korçës, kryeministri i vendit, Edi Rama, ‘shigjetoi’ me deklarata sërish Bashkimin Evropian, sa i përket eksportit të produkteve të mishit. Ai tha se “në 3-4 vitet e ardhshme është e mundur që të kemi dalje në treg, por nuk jemi të detyruar të presim BE domosdoshmërish sepse ka tregje të tjera, në Lindje, Turqi apo Lindjen e Mesme”.

Fill pas këtyre deklaratave, ka ardhur dhe reagimi nga kampi opozitar, më konkretisht nga ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai tha se kryeministri me deklaratat e bëra po ndërpret ëndrrën e madhe me shekuj të historisë tonë, për të qenë pjesë e Evropës, sepse sipas tij këta të fundit nuk pranojnë autokratët.

Ndër të tjera Shehu tha se deklaratat e bëra janë një provokim i rëndë, që rrezikojnë sipas tij ekzistencën tonë si komb.

REAGIMI I SHEHUT
Deklaratat e fundit te Rames per ndryshimin e kursit te Shqiperise drejt Lindjes tingellojne si zera te ardhur nga erresira e historise sone, kur injoranti e banditi Haxhi Qamil, ulerinte “dum baben”!
Dhe kjo qe ndodhte atehere kur sa po lindete Shqiperia ne vitet 14-15 te 1900-des, po riperseritet turpshem e dhimbshem per ne, nga Kryeministri i ketij vendi europian.
Po ndodh pikerisht kur ky kryeminister e ka futur Shqiperine ne nje krize te thelle ekonomike, sociale, te demokracise, integrimit…per te shkuar me tej tek ajo shendetesore e epidemiologjike, pa asnje perspektive.
E tashti ne prag te 25 Prillit, dites se gjykimit popullor, kerkon te na kercenoje me degdisje larg ne Lindje, nderprerje te endres se madhe te shqiptareve ne shekujt e historise sone, pikerisht sepse per Europen e Perendimin jane te pa pranueshem autokratet, neperkembjet e demokracise, perbuzja e qytetareve, varferia e mizerja ku ky kryeminster e ka katandisur kete vend.
Pra sepse ai vete tashme eshte qartesisht i pa pranueshem per Familjen tone te vetme e te madhe europiane, pa te cilen rrezikohet egzistenca jone si komb.
Eshte ky pa dyshim nje provokacion i rende, shkelmim e percmim i historise, sakrificave e vlerave tona, ne vazhden e nje politike te jashteme e te brendeshme shume larg interesave tona kombetare.
Politike qe pa dyshim do te gjejne nje pergjigje te qarte me 25 Prill, por dhe reaksione te fuqishme nga partneret tane Perendimore, ne fakt ashtu si po ndodh.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: