Referuar Konferencës Rajonale e Politikave Shendetesore, Realitetit e Sfidave e organizuar nga Fondacioni Kondrad Adenauer në Tiranë, ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu thotë se vetëm PD mund ta ndryshojë shëndetësinë. Sipas tij, rritje te ndjeshme do pësojnë pagat e mjekëve dhe infermiereve.

STATUSI I PLOTE
Pagat e mjekeve do te fillojne nga 1200 E, te infermereve nga 700 E.
Medikamente ne nivelit e standarteve te BE e FDA , siguri e cilesi e tyre.
Nje liste rimbursimi e pasur ne numer e alternativa, me nivel te larte rimbursimi, e sigurte per qytetarin dhe e gjere per vendimarjen e mjekut.
Fund varferise Afrikano Qendrore te sistemit tone shendetesor dhe financimit anti social te shendetesine.
Ndalim perfundimtar i te gjitha skemave te PPP qe jane korruptive, jo eficiente e jo trasnparente- vendosje e standarteve europiane edhe per ato.
Sistemi shendetesor paresor e spitalor do te jete afer qytetarit duke e vendosur ne qender te tij pacientin, i cili edhe do te zgjedhe lirshem sherbimin qe desheron.
“Privati” do te jete pjese e sistemit duke u vene ne funksion te publikut te gjere.
Fund i centralizmit bolshevik te sistemit tone shendetesor, e lidhur kjo me interesa politike e korruptive; decentralizim e autonomi atij.
Stimulim i zhvillimit profesional, teknologjik, interesit te mjekeve e personelit, dinjitet per ata.
Personeli do te jete bashkeautor i reformes sone shendetesor, qytetari e pacienti nje konsulent i cmuar i saj.
Keto ishin disa nga kolonat programore te zhvillimit te sistemit tone shendetesor, qe u shprehen gjate fjales se Kryetarit Basha ne analizen qe ai i beri, gjendjes e perspektives.
Dje u zhvillua Konferenca Rajonale e Politikave Shendetesore, Realitetit e Sfidave e organizuar nga Fondacioni Kondrad Adenauer ne Tirane.
Ne konference jo vetem u evidentua realitet, qe fatkeqesisht e rendisin vendin tone ne fund edhe te Rajonit, por u diskutua qartesisht per alternativat, projektet si dhe per domosdoshmerine e bashkepunimit te ngushte Rajonal.
Desheroj se pari te falenderoj Fondacionin, ekspertet e shquar te tij Z. Henze, Prof. Michel etj, pjesemaresit e gjere nga Rajoni e vendi, lektoret e shkelqyer, te gjithe pjesemaresit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb