TIRANË – 20 autoambulancat e reja, që iu shtuan sot QSUT-së, nuk përbëjnë risi për Partinë Demokratike dhe ato, as kanë lidhje direkte me atë institucion, në një kohë kur nga kreu i Qeverisë, Edi Rama, pritej një mendim apo strategji për zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe të asaj qendre universitare.

I këtij mendimi është Trita Shehu, kryetari i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i cili ka ndjekur vizitën e Kryeministrit sot në Qendrën Spitalore Universitare për të përuruar 20 autoambulancat e reja të Urgjencës dhe projektet që kanë nisur atje.

Por, nga vizita e Ramës në QSUT, Shehu vëren se nuk u dha “asnjë përgjigje për shqetësimet e pacienteve; asnjë përgjigje për shqetesimet e mjekëve dhe personelit mjekësor dhe asnjë fjalë për të ashtuquajturin “testim” antiligjior e diskriminues.”

Sipas tij, “ishte një vizitë “qokë”, duke e lënë takimin e ardhshëm për në 2017-ën. Në gjendje më të paralizuar e të pamotivuar se sot, ky institucion nuk është ndjerë asnjëherë,”- thekson Shehu në një mesazh të shpëndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: