Deputeti demokrat Tritan Shehu dekalon përmes një postimi në facebook se Primaret” janë mekanizmi i Bashkimit e fitores së PD për 6 Marsin.

“Primaret jo vetem jane forma demokratike e perzgjedhjes se kandidateve, roli i antaresise si pjese e saj, por dhe rruga e bashkimit tone reth “kutive te Votimit”. Kjo eshte demokracia! Gjithesekush mund te vendose kandidaturen per Primaret. Me tej vendos vota e te gjitheve, pra e Bashkimit. Keshtu do te jemi bashke perballe rregjimit me 6 Mars.” shkruan Shehu.

Postimi i plotë:
Primaret jo vetem jane forma demokratike e perzgjedhjes se kandidateve, roli i antaresise si pjese e saj, por dhe rruga e bashkimit tone reth “kutive te Votimit”.
Kjo eshte demokracia!
Gjithesekush mund te vendose kandidaturen per Primaret.
Me tej vendos vota e te gjitheve, pra e Bashkimit.
Keshtu do te jemi bashke perballe rregjimit me 6 Mars.
Ky eshte vullneti, deshira e mases se antareve, simpatizanteve tane, qe prej 8 vitesh ne lufte me rregjimin nuk jane lekundur.
Do te reshtohet kunder tyre, ne krah te Rregjimit dhe perballe PD, gjithesekush qe nuk do te pranoje kete rregull te arte te demokracise e do te tentoje te keq perdore disa simbole tonat ne ato zgjedhje.
Ai qe deklaron sot nga reminishencat staliniste apo “carku” i Regjimit ku ka rene se largimi i kesaj apo asaj pjese te PD, perbuzja e historise sone demokratike do te na beje me te “forte”, me kujton pleniumet e Enverit.
Te jeni te bindur se keshtu dhe me 6 Mars, kushdo qofte ky, rrezikon te vendoset ne nje front me Rregjimin kunder PD e clirimit prej tij.
Nuk ka dy PD perballe Rregjimit, por nje PD ate te Primareve, ne perplasje me Narko Shtetin, qe po perpiqet te kete ne krah dhe ata qe duke i tmerruar “ vota e bashkimit”, te bunkerizuar perdorin “gazin” toksik.
PD e bashkuar dhe fitorja jane Primaret.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb