Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu shkruan përmes një postimi në facebook, se vendi sot ka “kujdesin ndaj pacientit’ më të keq në Europë.

“Rama nuk mund ta fshehë këtë realitet me “fishekzjarre suksesesh” për projekte të filluara, në zhvillim e me faza të përfunduara që gjatë Qeverisë Berisha, sic është ai i QSUT e më konkretisht i sektorit të terapisë intensive, imazherisë, sterilizimit, laboratorëve, urgjencës e tashti së fundi dy kateve të Kirurgjisë aty.

Edhe shifrat e vetë INSTAT mbi numrin e shtretërve në vend, flasin për këtë situatë, megjithëse fryhen ndjeshëm nga fiktivitetit i shtretërve në periferi.” shkruan Shehu, ndërsa shton se numri real i shtetërve te ne, pa spitalet private ku paguhet nga xhepi i pacientit, është reth 2,2 për 1000 banorë me një shfrytëzim shtrati nacional rreth 50%, si pasojë e mungesave thelbësore, me numrin e specialiteteve të ngushta disa herë nën mesataren europiane.

Në vijim Shehu thekson se numri i mjekëve rreth 1 për 1000 banorë vazhdon në rënie, gjë që na ka cuar në një situatë emergjente, ndërsa mungon krejtësisht apo është rudimental shërbimi në banesë, ai ndaj kronikëve, paliativi, urgjenca mjekësore etj, elementë që shumëfishojnë pasojat negative të mungesës së shtretërve.

“Po të përmend këtu edhe financimin e tej varfër për shendetesine, mbi 10 herë nën mesataren europiane, renditemi të fundit në kontinent për “Kujdesin ndaj Pacientit”, duke qenë afër indekseve të Afrikës Qendrore.

Për këto duhet të përgjigjet Kryeministri e jo të mburret me projekte tashmë në zhvillim e të konsoliduara që para më shumë se 10 vitesh.” përfundon ish deputeti i PD-së, reagimin e tij në facebook.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb