TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me videon shokuese të ngacmimit seksual të një pacienteje në spitalin që dyshohet të jetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ai i dënon dhe i quan të turpshme pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale e më tej në media.

“Një video shokuese qarkullon në media dhe mjetet sociale të komunikimit. Pamje të turpshme e thellësisht të dënueshme”, thotë Shehu.

Ndërsa në lidhje me dyshimet se videoja mund të jetë regjistruar në QSUT, ai shprehet: “Dikush përmend QSUT si “skenën e atij krimi”. QSUT në vite ka qenë dhe mbetet qendra e intelektualizmit, kërkimit shkencor e devocionit ndaj të sëmurëve.
Unë kërkoj e inkurajoj të gjitha organet përkatëse për një hetim sa më të shpejtë e objektiv për zbardhjen e të vërtetës. Dënimin e përgjegjësve kushdo e kudo qofshin ata”, thotë ai më tej në një reagim të tijin në Facebook.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: