Bota e futbollit ndryshon edhe një herë balancat, nuk është më as Man.City e as PSG klubi më i pasur në botë por Newcastle. Me pronarët e rijnë, sheikët arab, që blenë shumicën e aksioneve për 300 milionë euro, “qymyrxhinjtë” shndërrohen në klubin më të pasur në botë pasi sheiku Muhamed Bin Salman zotëron një pasuri marramendëse prej 320 miliardë paund. Mediat angleze i kanë bërë jehonë blerjes së klubit nga princi i kurorës pasi një lëvizje e tillë ndryshon balancat jo vetëm në Premier League por dhe në Evropë:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Mund të jemi të mëdhenj si City apo PSG”. “Kështu ndryshon loja, jemi këtu për të fituar”, janë disa nga premtimet e bëra nga pronarët e rijnë. Sigurisht jo të gjithë e kanë pritur mirë një fakt të tillë, “The Guardian” shkruan se tashmë moraliteti i futbollit është në rrezik. Drejtuesit e ri të klubit premtojnë investime të bujshme në një afat kohorë shumë të shkurtër ndërsa brenda 5-10 vitesh kërkojnë titullin dhe të pushtojnë botën e futbollit. Gjithnjë sipas mediave angleze projekti i ri nis me Antonio Conte në stol.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb