Sheikët që drejtojnë Manchester Cityn vazhdojnë të fitojnë terren në botën e futbollit. Pasi kanë nën pronësinë e tyre shumë klube, një tjetër skuadër pritet të blihet prej tyre.
Sipas Daily Mail, “City Football Group” ka arritur akord për blerjen e Palermos për 13 milionë euro, klub ky italian i sapongjitur në Serie B.
Le të flasim pak me shifra të sakta. Shefi i Palermos, Dario Mirri pas bisedës që pati me sheikët, ra dakord që këta të fundit të bëjnë të tyren 80 përqind të aksioneve. 20 përqind i mbeten Mirro, i cili do vazhdojë të jetë presidenti i klubit (Sipas Giornale di Sicilia).

Palermo, pas disa sezonesh negative, u rikthye në Serie B me shpresën se një ditë do ngjiten në elitë.
(BalkanWeb)