PSG qëndroi në heshtje gjatë merkatos së dimrit, zero godite, diçka që nuk ndodh shpesh. Tifozët nuk e pritën mirë këtë fakt, pasi ekipi në sytë e tyre, por dhe të trajnerit Galtier, kishte nevojë për përforcimi, në mbrojtje dhe në sulm. Dëmtimi i Kylian Mbappe dhe Neymar shtojnë edhe më shumë shqetësimin.
L’Equipe shkruan se ekipi parisien nuk mund të lëviz dot në tregun e transferimeve, kjo pasi janë të detyruar të ulnin kostot e pagesave me të paktën 30%. Për të qenë korrekt me rregullat e ‘fair play financiar’, PSG është i detyruar të shes fillimisht për të lëvizur më pas në verë.

Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, Sergio Ramos dhe Kimpembe janë dy lojtarët e parë që do të sakrifikohen, do të shiten. Nuk parashikohet të ketë lëvizje të rëndësishme në hyrje pasi prioritet për momentin janë rinovimi i kontratës me Messi-n dhe Marquinhos.
(BalkanWeb)