Newcastle i sheikëve ka vendosur në shënjestër Duvan Zapata. Sipas Daily Record, drejtuesit i klubit i kanë paraqitur klubit bergamask një ofertë prej 30 milionë euro, ofertë e cila është refuzuar menjëherë.

Atalanta e vlerëson sulmuesin minimalisht 45 milionë euro dhe nuk kanë ndërmend ta lënë të lirë gjatë merkatos së janarit.

Diskutimi është i njëjtë edhe kur bëhet fjalë për Robin Gosens. Ditët e fundit qarkullojë një lajm se anësori gjerman ka firmosur me “qymyrxhinjtë” një kontratë për 3,5 milionë euro në sezon, por vështirë të mendosh që Gosens mund të largohet gjatë merkatos së janarit.
(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb