C.Ronaldo e mbylli zyrtarisht me Man.United ndërsa pritet për tu kuptuar se ku do të vijoj karrierën. Një opsion konkret, që e pret prej kohësh, është Arabia Saudite, aty ku sheiku Al Nassr është gati ta “vesh me ar”: 216 milionë euro për një kontratë tre vjeçare.

Ronaldo mjafton të pranoj, të firmos kontratën për të fituar miliona pafund. Në fakt, sheiku Al Nassr u përpoq edhe gjatë verës për të joshur CR7, fakt që pranoi edhe ky i fundit.

Ronaldoo
Ronaldoo

Në moshën 37-vjeçare kjo duket një ofertë perfekte, çdo lojtar tjetër do ta kishte pranuar pa hezituar shumë, por ego e Ronaldo e shtyn të gjejë një tjetër skuadër që i plotëson kushtet për të konkurruar akoma në nivele të larta në Evropë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: