Në Spanjë e bëjnë të sigurt, C.Ronaldo ka gjetur skuadrën e tij të re. Ylli portugez, pasi mbylli një aventurë të errët në “Old Traford” ka vendos të ndryshojë faqe, madje pritet të largohet përfundimisht nga kontinenti evropian.

Sipas Marca: CR7 po joshet shumë nga milionat e sheikut Al Nassr, po merr në konsideratë një transferim të mundshëm në Arabinë Saudite ku e pret një kontratë 2-vjeçare dhe 200 milionë euro në “pjatë”. Sheiku është i gatshëm ti ofrojë dhe të gjithë të drejtat mbi marrëveshjet publicitare. Nëse Ronaldo pranon ofertën e Al Nasser në krye të skuadrës do të gjej ish trajnerin e Romës Rudi Garcia.

Ronaldoo
Ronaldoo

Oferta të tillë miliona euro nuk kanë munguar kurrë për Ronaldo-n, krahë hapur e presin edhe në kampionatin amerikan. Dëshira e Ronaldo-s është të gjejë një skuadër të përshtatshme në Evropë, por në çdo rast në Arabi i ka dyert e hapura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: