C.Ronaldo nuk është më në ditët e tij më të mira sportive, por mbetet në majën e listës së lojtarëve më të paguar në botë. Me transferimin e tij tek Al-Nassr, CR7 është kthyer në një sheik të vërtetë, ndërsa e përditshmja spanjolle Marca e ka vërtetuar me shifra një krahasim të tillë.

Ronaldo përfiton 200 milionë dollarë në vit nga kontrata e tij me klubin saudit, afro 16,6 milionë dollarë në muaj. E sigurt është që Ronaldo nuk pret fundin e muajit për të plotësuar jetesën e tij luksoze, kjo pasi portugez ka një përfitim prej +548.000 mijë dollarë në ditë.

Ronaldo
Ronaldo

Sipas përllogaritjeve, Ronaldo përfiton në orë 22,833 mijë dollarë, përfshi këtu edhe gjatë kohës kur ai thjesht është në gjumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: