LONDER- Shkrimtari William Shekspir, Zjarri i Madh i Londrës që ka ndodhur 350 vite më parë dhe Beteja e Hastingut, do të jenë temë e monedhave të reja në Britani të Madhe. Njëqindvjetori i Luftës së Parë Botërore dhe Beatrix Porter, gjithashtu do të jenë në këto monedha, për të treguar “momentet kyçe, të organizatave dhe njerëzve që i dhanë formë vendit”.

Në tri monedha të ndryshme, të valutës prej dy funtesh, do të kenë shënojnë 400 vjetorin e veprës së Shekspirit. Monedhat shënojnë tragjedinë, komedinë dhe historinë, përmes kurorës me shpatë, kafkës me trëndafil dhe kapelës së karagjozit.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: