Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër punimet në rrugën e re që të çon në kalanë e Beratit.

Teksa inspektonte nga afër punimet, kreu i qeverisë nuk nguroi që të jepte këshilla për projektin në fjalë, ndërsa i la edhe disa porosi kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo.

 

Rama: Ku jemi me rrugën Berat-Fier?!
Inxhinieri: Hapen këto ditë vlerësimet.
Klosi: Ajo është një rrugë historike që do të ndihmojë Beratin
Rama: I di të gjitha këto, por ju prurjet e reja i doni të gjitha menjëherë, nuk keni durim, i doni të gjitha. për një ditë. Vlera më e madhe e kësaj rruge, është se do të rrisë cilësinë e Kalasë, pasi do të vijnë shumë makinë që këtej. Të lutem duhet të fillojmë punën për sheshin e madh poshtë. Do e heqësh atë shkollën e vjetër, atë ngrehinën, të rregullohet. Të hiqen ato gardhet dhe ajo do të jetë graviteti i ri për Beratin. Kjo pjesa këtu (jep këshilla për rrugën), duhet të jetë spektakël.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb